PARTIZANI

Sulejman Starova, trajneri i deritashëm i Partizanit
Largohet Starova, në vend të tij një italian
28 December, 2015 @12:54
Në fillim 14 ndeshje dhe 12 fitore, e më pas katër ndeshje dhe dy humbje e dy barazime. Kjo statistikë e fundit me gjasë i ka lënë më shumë përshtypje drejtuesve të klubit të Partizanit, të cilët kanë vendosur që të bëjnë ca ndryshme në skuadër.
Kështu, klubi i Partizanit sot ka njoftuar se trajneri i deritashëm, Sulejman Starova, nuk do ta mbajë më postin e kryetrajnerit, megjithëse kjo nuk do të thotë që ai nuk do të jetë më pjesë e klubit.
Starova tani do të jetë këshilltari i presidentit Gazmend Demi, derisa në vend të tij në krye të ekipit do të jetë trajneri italian, Andrea Agostinelli, trajner ky i cili ka udhëhequr shumë skuadra italiane si Mantova, Ternana, Piacenza, Napoli, Salernitana dhe së fundi Varese.