Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKARKIMI I PARË NË SUPERLIGË 22/23

Malisheva ndan rrugët me Arsim Thaçin!

Malisheva ndan rrugët me Arsim Thaçin!


15 September, 2022 @14:08

Përmes një njoftimi të lëshuar para pak minutash, është bërë e ditur se Malisheva ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Thaçi, që i siguroi mbijetsën ekipit në sezonin e kaluar në Superligë.

Arsyet e ndarjes me Thaçin është thënë të jenë rezultatet jo të mira të ekipit këtë stinor, ndërsa në ditët në vijim pritet të shihet se kush do të merr drejtimin e klubit që po kalon stinorin e dytë në Superligë.

“FC Malisheva ka vendosur që të lirojë nga detyra trajnerin Arsim Thaçi, pas asaj që ka qenë një fushatë zhgënjyese këtë sezon. Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin,” ka shkruar njoftimi i ekipit.

Malisheva dy stinorë më parë kishte siguruar Superligën. Në sezonin e kaluar luftoi mjaft për të mbetur në elitë dhe e arriti këtë.

Këtë sezon ekipi në gjashtë ndeshjet e para ka marrë 7 pikë, duke qenë në mes të tabelës. Por, siç po duket klubit nuk po i pëlqejnë këto rezultate të arritura deri sot, prandaj ka vendosur ta largojë nga detyra atë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga