TOTTENHAM
Largoi rekord-transferin, për të marrë dyshen e Juventusit
31 January, 2022 @22:26
Tottenham Hotspur ka bërë njërën ndër marrëveshjet më interesante në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Ekipi londinez ka larguar nga skuadra rekord-transferin e klubit, Tanguy Ndombele, për të siguruar shërbimet e dyshes së Juventusit, Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur.
Derisa Ndombele kishte ardhur te Spurs për rreth 70 milionë euro dhe u lirua sot për 60 si opsion blerjeje në fund të stinorit, për uruguajanin Bentancur janë paguar 18 milionë euro + bonuse shtesë që mund të shkojnë deri në 7 milionë, ndërsa për suedezin Kulusevski si huazim 18-mujor janë paguar 10 milionë euro + opsioni i blerjes që shkon deri në 35 milionë euro.
Pos Ndombeles, Tottenham ka liruar edhe Bryan Gil, që u huazua te Valencia si dhe Giovani Lo Celso që u huazua te Villarreal.