Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKËNDIJA

Laseri, 8 mijë € gjobë!

Laseri, 8 mijë € gjobë!


Teksti: http://www.kfshkendija.com/

3 August, 2015 @20:18

Shkëndija gjobitet me 8 000 euro nga UEFA për shkak të përdorimit të laserit nga ana e një tifozi të pandërgjegjshëm në takimin e Liga Evropës, KF Shkëndija-Aberdeen FC.

Trupi i UEFA-së për Diciplinë dhe Etikë ka vendosur gjobë në vlerë prej 8 000 eurove për Shkëndijën, për shkak të përdorimit të një laseri nga tribunat në takimin me Aberdeen FC të Skocisë në kuadër të xhiros së parë paraeliminatore të Liga Evropës. 

Në takimin e zhvilluar me 2 korrik në Shkup edhe pse Shkëndija kishte marrë të gjithë masat për organizim sa më të mirë të ndeshjes, ka mjaftuar vetëm një gjest i një tifozi të pandërgjegjshëm që me shfaqjen e laserit bëri që Shkëndija të dorëzohet para Komisionit Diciplinor. 

Delegati i takimit kishte vërejtur gjithçka dhe paraqiti rastin në organet kompetente, ndërsa pas mbledhjes së fundit është marrë vendimi për dënim në të holla në vlerë prej 8 000 eurove.


 
Të gjitha lajmet nga