FERRONIKELI

Mentor Zhdrella (djathtas) në stërvitje/ Foto: GazetaTribuna
Prezentohet Zhdrella
3 August, 2015 @12:03
Mentor Zhdrella tashmë edhe zyrtarisht është parë me fanellë të Ferronikelit.
Mesfushori ofanziv i cili së fundi luajti për Prishtinën ka thënë se me punë pritet të rikthehet në formë e tij të dikurshme me Ferronikelin, duke shprehur edhe kënaqësinë për kushtet e ofruara nga ekipi kampion i Kosovës.
Trajneri Gani Sejdiu i ka dëshiruar mirëseardhje Zhdrellës, që mban epitetin e lojtarit më të mirë të pasluftës në Kosovë, duke e fituar këtë çmim 4 herë nga FFK-ja.
Zhdrella ditë më parë u zyrtarizuar si lojtar i ri i Besës, derisa dje Ferronikeli e zyrtarizoi gjithashtu një lajm të tillë, por me fotografi, që bëri ekipin pejan të dalë me akuza për lojtarin.