TOP 10

Laureatët e vitit 2000 nga FFK
6 April, 2020 @0:12
Në stinorin e parë të pasluftës në Kosovë dhe pas shpalljes së Prishtinës kampione të Kosovës, e Gjilanit fitues të Kupës, nga votat që i morrën u shpall edhe TOP 10-shja e futbollistëve më të mirë për vitin 2000.
Futbollisti më i mirë i vitit 2000 u bë Besnik Kollari që mori 88 pikë, 10 më shumë sesa Enis Fetahu që doli i dyti në renditje të TOP 10-shes.
Klubi më i mirë KF Prishtina. Trajneri më i suksesshëm Ajet Shosholli. Punëtori më i vyeshëm sportiv Agim Ademi. Gjyqtari më i mirë Ismajl Kosumi.
TOP 10 FUTBOLLISTËT E VITIT 2000:
1. Besnik Kollari 88 pikë 2. Enis Fetahu 78 pikë 3. Kushtrim Munishi 64 pikë 4. Sheremet Isufi 38 pikë 5. Elvis Osmani 35 pikë 6. Xhevdet Llumnica 32 pikë 7. Ahmet Beselica 32 pikë 8. Isa Sadriu 23 pikë 9. Naser Jasiqi 21 pikë 10. Uliks Emra 21 pikë |