INTER
Lautaro i vendosur
4 July, 2021 @18:40
Është përfolur si një largim i mundshëm, nga Inter-i për një aventurë tek Atletico i Madrid-it, por, Lautaro Martinez as që e ka ndërmend të largohet nga skuadra e “Neroaxurëve”.
Sipas “Gazzetta dello Sport” Lautaro nuk ka treguar asnjë shenjë pakënaqësie, gjë që mund të mendonte për një klub tjetër, përveç Inter-it të Milano-s. Gjithashtu ajo çfarë ka rëndësi dhe që i shuan të gjitha thashethemet është se Lautaro është i lumtur në Inter dhe do ta vazhdoj kontratën, përkundër asaj edhe nëse paga e tij zvogëlohet.
Sipas Di Marzio, klubi i Inter-it nuk ka menduar për ndonjë sakrificë tjetër, përveç asaj te Hakim-it që është arritur një marrëveshje që të zë vend tek Paris Saint Germain për rreth 70 milionë euro, me disa bonuse, por që ende nuk është publike marrëveshja e arritur ndërmjet klubeve. Meritë këtu tek qëndrimi i tij konsiderohet të jetë edhe dëshira e menaxherit të ri të Inter-it, Inzaghi, i cili po bisedon shpesh herë me Lautaro dhe Lukaku nëpërmjet telefonit.
Vlen të theksohet se agjenti i Lautaro-s, Alejandro Camano, para disa ditëve në media ka thënë se Lautaro nuk ka ndërmend të largohet, pasiqë ai ndihet i lumtur tek skuadra e Inter-it.