Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E ITALISË

Lazio i Valon Berishës e Thomas Strakoshës fiton Superkupën e Italisë

Lazio i Valon Berishës e Thomas Strakoshës fiton Superkupën e Italisë


22 December, 2019 @19:51

Sikur në ndeshjen e luajtur në kuadër të ligës javë më parë, edhe në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të Superkupës së Italisë, Lazio dëshmoi që është një nga skuadrat që i shkakton më së shumti probleme Juventusit në Itali.

Të drejtuarit e Simone Inzaghit e mposhtën Juventusin edhe sot 3-1, për ta fituar kështu Superkupën e Italisë.

Ndeshja e luajtur në Rijad të Arabisë Saudite (kjo për shkaqe marketingu e fitimprurëse) kaloi me dominim të lacianëve, të cilët fitoren e arritën duke luajtur futboll tejet të kënaqshëm për sy.

Thomas Strakosha si zakonisht ishte startues për Lazion sonte, kurse Valon Berisha ishte në bankën rezervë dhe nuk luajti asnjë minutë. Gjithsesi, që të dy këta marrin medaljet përkatëse për trofeun e fituar.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A