MBROJTËSI
Lë Drenicën për Ulpianën
17 January, 2022 @14:42
Mbrojtësi i deritashëm i Drenicës, Qlirim Avdulli, do të bart fanellën e Ulpianës në pjesën e dytë të stinorit në Superligë.
Ulpiana ka konfirmuar pak më parë marrëveshjen me lojtarin, derisa atij i është dhënë kontrata 6-mujore me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Ulpiana drejtohet nga trajneri Edlir Tetova, ndërsa ka befasuar me rezultate në pjesë të parë të stinorit. Skuadra po kërkon mbijetesën në Superligë.