KONFERENCA
Le ta fillojmë me këmbë të mbarë
10 June, 2016 @18:17
Përveç Lorik Canës, para mediave në Lens foli edhe trajneri Gianni De Biasi.
“Jam shumë krenar që jam në krye të një grupi futbollistësh që na dhanë mundësi të kualifikohemi në EURO2016.
Besuam shumë te kualifikimi. Vitet e fundit Shqipëria ka pasur ngritje të vazhdueshme dhe fakti që e njohim mirë kundërshtarin mund të na ndihmojë nesër.
Ndaj Zvicrës nuk do të vendoset gjithçka, mirëpo është mirë kur e fillon me “këmbë të mbarë.” - u shpreh trajneri i Kombëtares Shqiptare.