Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW GUNNER @ EMIRATES

Leandro Trossard kalon te Arsenali

Leandro Trossard kalon te Arsenali


20 January, 2023 @18:23

Arsenal ka nënshkruar me futbollistin e Belgjikës, Leandro Trossard, duke e blerë atë nga Brightoni për rreth 25 milionë euro + bonuset. Futbollisti ofanziv 28-vjeçar ka nënshkruar kontratën me Arsenalin deri në vitin 2027, ndërsa ka edhe opsionin për vazhdim.

Në 16 ndeshjet e këtij stinori në Premier Ligë, Trossard ka bërë shtatë gola dhe ka krijuar tre asistime për Brightonin.

Leandro Trossard @ Arsenal

Arsenali ka bërë të ditur se dokumentacioni i lojtarit është kompletuar dhe ai do të mund të debutojë që në ndeshje ndaj Manchester Unitedit, derbi ky që do të luhet të dielën në Emirates.

Belgu që regjistroi tre ndeshje në Botërorin e Katarit ka marrë numrin 19 te Arsenali. Topçinjtë janë lider të Premier Ligës aktualisht, ndërsa trajneri i tyre Mikel Arteta ka thënë se është shumë e rëndësishme që lojtarët që vinë në ekip të adaptohen shpejt, kurse beson se me përvojën që e ka në Premier Ligë dhe cilësinë e treguar deri tash, Trossard do të bëj ndikim të menjëhershëm në lojën e ekipit.

Brightoni kishte nisur stinorin me Graham Potter, i cili në ndërkohë u bë trajner i Chelseat. Njëjtë, sulmuesi Neal Maupay, kaloi te Everton. Të gjitha këto brenda këtij stinori, ndërsa Trossard është i radhës.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League