BUNDESLIGA 2

Leart Paqarada në 11-shen e stinorit
23 December, 2021 @12:11
Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada, që së fundi nuk ftohej në reprezentacion nga ish përzgjedhësi i Kosovës Bernard Challandes dhe nuk u ftua as nga përzgjedhësi i përkohshëm Primoz Gliha, është përzgjedhur në 11-shen më të mirë të gjysmëstinorit në Bundesliga 2.
Krahu i majtë i Bundesliga 2 i është besuar Paqaradës pas paraqitjeve të tija tejet të mira përgjatë vjeshtës në ekipin e tij St Pauli, ndërsa ka marrë vleërsimin 57.56 nga NDR.
Kjo shifër e bën atë lojtarin më të mirë në pozitën e tij, ndërsa e bën atë lojtarin e gjashtë më të mirë në përgjithësi te 11-shja e pjesës vjeshtore të stinorit aty.
Nga ekipi i St Paulit, pos Paqaradës në 11-she janë edhe sulmuesi Guido Burgstaller dhe mesfushori Daniel-Kofi Kyereh.
Përndryshe, St Pauli ka kryer stinorin si lider pas 18 xhirosh në Bundesliga 2, me 36 pikë, një më shumë sesa Darmstadt që është ndjekësi i parë me një pikë më pak. (i: norddeutscher rundfunk)