MIQËSORE

Lehtë ndaj Ferizajit për Hajvalinë
9 August, 2015 @10:27
Skuadra e Hajvalisë ka shënuar fitore të lehtë ndaj Ferizajit dje, në miqësoren e radhës të ekipeve të Superligës me ato të Ligës së Parë.
Shkëlqim Pacolli, Fillim Guraziu dhe Granit Arifaj kanë shënuar golat në fitoren 3-0 të ekipit të Mentor Miftarit, derisa Ferizaji dukej i lodhur nga ndeshja ndaj Gjilanit disa ditë më parë.
Dy trajnerët eksperimentuan me lojtarë në pjesë të ndryshme të lojës, por Hajvalia tregoi cilësinë e një ekipi të Superligës ndaj Ferizajit, nga Liga e Parë.