FA CUP

Foto: Chelsea Official
Chelsea kalon lehtë
10 January, 2016 @16:37
Vazhdon seria pa humbje e Guus Hiddink tek Chelsea.
Ashtu siç edhe pritej, sot Chelsea mposhti Scunthorpen me rezultat 2-0.
Kjo fitore i mundëson kalimin në fazën tjetër të Kupës FA.
Goli i parë u shënua nga sulmuesi Diego Costa në minutën e 13’ dhe pjesa e parë u mbyll me një gol epërsi.
Fitorja u sigurua nga i riu Loftus-Cheek, i cili shënoi golin e parë zyrtar me fanellën e Chelseat.
Scunthorpe tentoi disa herë ta rrezikonte portën e Begovicit. Përkundër faktit që goditën transversalen në fund të takimit, mysafirët u larguan nga Londra pa e gjetur “golin e nderit”.