Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH-KAMPIONI NË RREZIK RËNIEJE

Leicester pëson, mbetet në rrezik të madh!

Leicester pëson, mbetet në rrezik të madh!


8 May, 2023 @18:04

Pas një serie të mirë që kishin kapur në tri ndeshjet e fundit me një fitore dhe dy barazime, Leicester City i është kthyer humbjes dhe atë të rëndë kur më së paku pritej.

Ekipi i Dean Smith u mposht nga Fulhami sot në kuadër të Premier Ligës me rezultat 5-3 [Willian 10, 70, Vinicius 18, Cairney 44, 51 - Barnes 59, 89, Maddison 81pen.] ku dy golat e fundit u shënuan vonë në ndeshje, sa për të zbutur humbjen.

Derisa Fulham në mes të tabelës pa ndonjë rrezik për rënie as ambicie evropiane luajti qetë dhe shënoi sa herë mundi në ndeshje, ka përforcuar pozitën e dhjetë në tabelë, duke fituar pas tri humbjeve rresht, Leicesterit i kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të stinorit për të bërë diçka më shumë për mbijetesë.

Aktualisht, Fulham ka 48 pikë si i dhjeti në renditje me 35 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Leicester City është i 16-ti në renditje me 30 pikë, njëjtë sa ka edhe Leeds i 17-ti, Nottingham i 18-ti (zona e rënies nga liga) dhe një më shumë se Everton i renditur në pozitën e 19. 

Në tri ndeshjet e mbetura, Leicester do të pret Liverpoolin, udhëtojë në Newcastle dhe në xhiron e fundit është nikoqir i West Ham Unitedit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League