Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA REPARTI MJEKËSOR I BRAZILIT

Lëndimi i Neymarit, qartësohet të premten pasdite

Lëndimi i Neymarit, qartësohet të premten pasdite


25 November, 2022 @1:37

Ylli brazilian, Neymar, është parë të jetë goxha i brengosur për lëndimin që e pësoi në ndeshje ndaj Serbisë, ndërsa mjekët e kombëtares braziliane kanë thënë se të premten pasdite do të qartësohet niveli i lëndimit të tij dhe nëse ai do të jetë në gjendje të luajë më tej në Botëror.

Neymar u faulua 9 herë gjatë ndeshjes me Serbinë, duke u bërë lojtari më i fauluar në Botërorin e Katarit tash për tash. Ai nxorri katër gjuajtje të lira për vendin e tij më shumë sesa secili lojtar tjetër këtë Botëror. Mjeku i përfaqësueses së Brazilit ka konfirmuar lëndimin ndërsa ka thënë se të premten pasdite do të qartësohet gjithçka sa i përket kohëzgjatjes së shërimit.

Neymar

“Ne besojmë se Neymar do të kthehet për ndeshjet e radhës. Unë as që e pashë që u lëndua. Kapaciteti i tij më ka mashtruar edhe mua,” kanë qenë fjalët e përzgjedhësit brazilian Tite, kur u pyet pse nuk e zëvendësoi atë më herët.

Seleçao ndeshet me Zvicrën të hënën në ndeshjen e dytë të fazës grupore.

Neymar

“Të premten pasdite do të bëjmë kontrollet e radhës dhe do të qartësojmë gjithçka. Për momentin duhet të presim, për të mos dhënë komente të hershme,” ka thënë Rodrigo Lasmar, mjeku i ekipit të Brazilit.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori