KUALIFIKIMET PËR BOTËROR
Lëndohet João Félix
31 March, 2021 @11:11
João Félix u desh të zëvendësohej kundër Luksemburgut në minutën e 41-të pas problemeve në kyçin e këmbës.
Lojtari i Atlético startoi për herë të parë për kombëtaren këtë muaj, pasi kishte luajtur 15 minuta kundër Azerbajxhanit dhe gjashtë kundër Serbisë.
Portugezi do të kthehet në Madrid për më shumë teste mjekësore para kthimit të La Ligës, ku Atlico luan këtë të diele kundër Sevilla.
Félix është pjesë shumë e rëndësishme në luftën e Atlético për titullin e kampionatit, me dhjetë ndeshje për të luajtur.
Atlético Madrid kanë një avantazh me katër pikë ndaj Barcelonës dhe gjashtë ndaj Real Madrid.