NGA DURRËSI
Lëndohet Shkëlzeni
25 March, 2016 @12:13
Sulmuesi i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi, është lënduar në stërvitjet e kombëtares që po mbahen në Durrës dhe është në pikëpyetje paraqitja e tij në miqësoren e parë të kuqezinjëve të këtij muaji ndaj Austrisë.
Sidoqoftë, Panorama Sport ka kuptuar se lëndimi i tij nuk është shqetësues dhe ai mund të bëhet i gatshëm për ndeshje, pasi që ka lënduar pulpën e këmbës së djathtë, kur edhe ka ndërprerë stërvitjet dje.
Gjithashtu, edhe Ledian Memushaj është i lënduar te brinjtë dhe pritet të shihet nëse do të aktivizohet nga Gianni De Biasi për ndeshjen e Vienës.