MIQËSORE
Turqia mposht Suedinë
24 March, 2016 @21:48
Në miqësoren e zhvilluar në Antalya, Turqia ka mposhtur Suedinë me rezultat 2-1. Në mungesë të liderit Zlatan Ibrahimoviç, suedezët nuk arritën të dalin të pamposhtur nga takimi përballë kombëtares turke të drejtuar nga Fatih Terim.
Golat e fitores për skuadrën turke u shënuan nga sulmuesi i Besiktasit, Cenk Tosun, ndërsa golin e vetëm te suedezët e shënoi mbrojtësi Andreas Granqvist.
Vlen të përmendet që edhe Turqia edhe Suedia do të jenë pjesëmarrëse në Evropianin e Francës. Turqia bën pjesë në grupin D bashkë me Spanjën, Çekinë e Kroacinë, ndërsa Suedia ndodhet në grupin E me Belgjikën, Irlandën e Italinë.