MEDIA
Arsenal €43mln për Xhakën
25 March, 2016 @10:59
Britanikja Mirror ka botuar një lajm ku thotë se Arsenali është i gatshëm të paguajë 43 milionë euro për transferimin e Granit Xhakës nga Borussia Monchengladbach.
Në artikull përmendet fakti se Arsene Wenger ka takuar babain e Granitit për të diskutuar lëvizjen në Londër gjatë kësaj vere.
Ndërsa Sky Germany ka raportuar se shuma që do t’i paguajë Arsenali M’Gladbachut është 43 milionë euro.