SHQIP NËPËR BOTË

Leon Bucolli, 7-vjeçari me mbi 100 gola në Finlandë
24 September, 2019 @16:22
Lindja dhe zhvillimi i futbollistëve shqiptarë nëpër vendet e ndryshme të Evropës nuk kanë të ndalur!
Një nga të rinjtë “për t’u shikuar” në të ardhmen pritet të jetë edhe 7-vjeçari Leon Bucolli, djaloshi që e ka filluar mjaft mirë karrierën në ligat e grupmoshave të reja në Finlandë.
Bucolli, i lindur në vitin 2012, është pjesë e skuadrës Futura Juniorit në Porvoo të Finlandës, skuadër me të cilën ai po e kalon një sezon fantastik në aspektin personal dhe ekipor.
Në Ligën Opel, ligë të cilën garon skuadra e tij, Bucolli gjatë këtij sezoni ka shënuar plot 78 gola, ndërsa talenti i tij ra në sy në turneun Hesa Cup, turne ky i mbajtur në fillim të muajit korrik. Në këtë turne Bucolli shënoi personalisht plot 36 gola, duke u shpallur lojtari më i mirë i turneut dhe duke e ndihmuar skuadrën e tij që të shpallet kampione e këtij turneu.
Gjatë viteve të ardhshme, Leoni pritet të regjistrohet edhe për grupmoshat e përfaqësueses së Finlandës, e më vonë shpresojmë që ta shohim edhe si përfaqësues të Kosovës apo Shqipërisë!