SHQIP NË BOTË
Leon Dajaku debuton për Bayernin
21 December, 2019 @19:16
I transferuar në korrik të këtij viti nga skuadra e Stuttgartit, Leon Dajaku deri më sot luante për skuadrën e dytë të Bayernit, duke qenë kohë pas kohë rezervë te skuadra seniore.
E debutimi i tij me seniorët ndodhi sot, në ndeshjen që Bayerni e luajti në shtëpi ndaj Wolfsburgut në kuadër të xhiros së fundit vjeshtore në Bundesligë, ndeshje që Bayerni e mbylli me fitore 2-0.
18 vjeçari Dajaku u inkuadrua në lojë në minutën e 90’ në vend të Serge Gnabryt, për ta shënuar kështu debutimin e tij me skuadrën më të madhe gjermane.
Kujtojmë që Dajaku është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U19, ndërkohë që ka spekulime se karrierën seniore me përfaqësuese do ta vazhdojë me Kosovën.