LETRA

FFK
Letra e Vokrrit, pas lejes nga FIFA
Shkruan: Fadil Vokrri
13 January, 2014 @20:24
Të nderuar!
Futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, adhurues të futbollit të Kosovës, miqë nga Kosova dhe jashtë saj.
Komiteti për çështje urgjente i FIFA-s sot mori një vendim që ekipeve përfaqësuesese të të gjitha rangjeve dhe klubeve tona tash e tutje t’u lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, që konsideroj se është një hap krucial, drejt synimeve tona.
Jam shumë i vetëdijshëm se kjo nuk është në masën që synojmë dhe dëshirojmë ne bashkërisht të gjithë, por gjithsesi është një hap drejt hapave tjerë. Kjo nuk i shuan etjet tona të përbashkëta që të arrijmë atje ku synojmë, por kjo na hap shtegun e duhur drejt anatërsimit në mekanizmat ndërkombëtar.
Deri te ky sukses ishte e mundur vetëm falë juve të gjithëve, ministrit të sporteve Krasniqi, kabintetit të kryeministrit Thaçi, që duke i pasur në krah, jemi ndjerë të fuqishëm në këtë rrugëtim, duke i bashkërenditur veprimet tona, ndaj i falënderoj të gjithë për punën dhe angazhimin që keni bërë.
Ju garantojë se unë me bashkëpunëtorë dhe në mbështetje të faktorëve që i përmenda më lartë, nuk do të ndalemi për asnjë çast derisa të plotësohen objektivat tona.
Derisa po drejtohem me këtë letër unë, jam duke hyrë në një ceremoni, ku do të shpallet futbollisti më i mirë në botë, me një ndjenjë shprese, se në një rast të jetë si i nominuar e pse jo edhe fitues një futbollist shqiptar.