Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Leverkusen në ndjekje

REUTERS/Wolfgang Rattay

Leverkusen në ndjekje


1 December, 2012 @17:41

Goli i vetëm i Stefan Kiessling në minutën e 37’, i mjaftoi Bayer Leverkusenit për ta mposhtur Nurnbergut me rezultat minimal 1-0, në stadiumin BayArena të Leverkusenit.

Me këtë fitore, Leverkusen, vazhdon ta ndjek liderin e Bundesligës, Bayern Munchenit, që ka 7 pikë më shumë dhe sot do të ndeshet në derbi me Borussia Dortmundin.

Borussia Monchengladbach i Granit Xhakës sot u desht të kënaqet me një pikë në Gelsenkirchen, kundër Schalkes. Kosovari me pasaportë zvicerane megjithëse ishte në formacion të ekipit, nuk kishte rastin që të inkuadrohet në lojë.

Ndërsa me humbje u ndanë edhe Mërgim Mavraj i Greuther Furthit dhe Adrian Nikci i Hannoverit, që u mposhtën nga Stuttgarti, përkatësisht Mainzi.

REZULTATET:

Schalke 04 - Borussia M’gladbach 1-1 ( Draxler 85’ - De Camargo 62’)

Bayer Leverkusen - Nurnberg 1-0 (Kiessling 37’)

Mainz - Hannover 2-1 (Muller 10’, Szalai 89’ - Schulz 28’)

Augsburg - Freiburg 1-1 (Werner 9’ - Schmid 29’)

Greuther Furth - Stuttgart 0-1 (Okazaki 45’)


 
Të gjitha lajmet nga