Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 4-0 ATHLETIC BILBAO

Lewa arrin në 12 gola, Barcelona dërmon Bilbaon

Lewa arrin në 12 gola, Barcelona dërmon Bilbaon


23 October, 2022 @23:15

Barcelona ka kaluar lehtë kundërshtarin me të cilën zakonisht nuk e ka lehtë, duke e mposhtur 4-0 në Camp Nou sonte.

Katalonasit mposhtën Athletic Bilbaon 4-0 [Dembele 12, Sergi 18, Lewa 22, Torres 73] ndërsa golat e shpejtë brenda 25 minutave të para të ndeshjes dhanë krejt qetësinë e nevojshme për minutat e mbetura, derisa ekipi i Xavi Hernandezit është tri pikë pas Real Madridit lider.

Përndryshe, Robert Lewandowski ka shënuar golin e tij të 12 në 11 ndeshje me Barcelonën në LaLiga, ndërsa asistoi te goli i parë i skuadrës.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga