Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNION BERLIN - BAYERN MÜNCHEN

Lewandowski 40, lideri s’gabon në kryeqytet

Lewandowski 40, lideri s’gabon në kryeqytet


17 May, 2020 @19:51

Lideri i Bundesligës gjermane dhe skuadra pakrahasimisht më e madhe në Gjermani, Bayerni i Mynihut, me fitore e ka mbyllur ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit, që siç dihet u ndërpre për rreth 2 muaj për shkak të pandemisë së mirënjohur COVID-19.

Në takimin e luajtur në kryqytet, bavarezët sot e mposhtën 0-2 Unionin e Berlinit.

Robert Lewandowski në minutën e 40’ nga pika e bardhë ia dha mysafirëve golin e epërsisë fillestare, gol i cili për polakun ishte i 40-ti këtë sezon në të gjitha garat. Këtë shifër ai po e arrin për të pestin sezon me radhë, një statistikë mbresëlënëse.

Më pas, Bayerni e menaxhoi mirë ndeshjen dhe fitoren e vulosi me golin e francezit Benjamin Pavard (80’), i cili shënoi me kokë pas një krosimi të gjermanit Kimmich.

Kështu, me fitoren e shënuar sot Bayerni (58 pikë) tashmë ka 4 pikë më shumë se Dortmundi (54 pikë), ndjekësi më i afërt në luftën për titullin kampion.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga