Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INICIATIVA WE KICK CORONA

Lewandowski jep 1 milionë euro për luftimin e coronavirusit

Lewandowski jep 1 milionë euro për luftimin e coronavirusit


21 March, 2020 @20:43

Ylli polak i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski, ka kontribuuar me 1 milionë euro në luftën kundër coronavirusit.

Bashkëlojtarët e tij nga ekipi, Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich kanë themeluar fondin “We Kick Corona” dhe kanë bashkëkontribuuar me 1 milionë euro.

Krahu i Manchester Cityt, Leroy Sane, gjithashtu ka kontribuuar me një shumë të konsiderueshme në këtë fondacion, ndërsa në deklaratën e tij për Bild, Lewandowski ka thënë:

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën që po kalon bota. Sot të gjithë luajmë në një ekip. Të jemi të fortë dhe të fitojmë edhe këtë betejë. Nëse dikujt mund t’i ndihmojmë, le ta bëjmë këtë.”

Deri tash fondacioni “We Kick Corona” ka kaluar shifrën prej 2.5 milionë eurove.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga