CHAMPIONS HAT-TRICK

Lewandowski me rekord, që askush s’e ka!
8 September, 2022 @11:32
Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka bërë një rekord në Ligë të Kampionëve - që askush nuk e ka regjistruar deri tash.
Me hat-trickun e regjistruar mbrëmë në fitoren e Barcelonës ndaj Viktoria Plzenit, ai është bërë lojtari i parë në histori të garës që ka shënuar hat-trick në Ligë të Kampionëve me tri ekipe të ndryshme.
Lewa këtë e ka arritur me Borussia Dortmundin, Bayern Munchenin dhe tash edhe me Barcelonën - duke u bërë i pari me këtë arritje senzacionale për një sulmues!
Në anën tjetër, ai ka kaluar edhe Karim Benzemanë në listën e TOP Golashënuesve të Ligës së Kampionëve, duke e lënë pas dhe para tij tash janë vetëm Cristiano Ronaldo (141 gola) dhe Lionel Messi (125).
Lewa ka 89 gola, 3 më shumë se Karim Benzema që është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë të garës.