LA LIGA

Liderët fitojnë
11 November, 2012 @17:02
Treshja kryesuese e La Ligas ka vazhduar me fitore sot. Barcelona ka kaluar në dukje lehtë Mallorcan e cila është munduar mjaft dhe ka luajtur futboll të pëlqyeshëm.
Messi me dy gola ka qenë përsëri udhëheqës i ekipit duke mbajtur epërsinë trepikëshe me përcjellësin Atletico Madrid.
E ekipi i Diego Simeones ka përfunduar punën në pjesën e parë ndaj Getafes së papërshtatshme me golat e Adrianit dhe Turanit. Ndërsa Real Madridi pas barazimit me Dortmundin në Ligën e Kampionëve ka arritur që t’i kthehet fitoreve në ligë duke e mposhtur Levanten me golin e Alvaro Moratas në minutën e 84-të.
REZULTATET: Mallorca – Barcelona 2-4 (Pereira 55, Victor 58 – Xavi 28, Messi 44, 70, Tello 45)
Atletico Madrid – Getafe 2-0 (Adrian 24, Turan 43)
Levante – Real Madrid 1-2 (Angel 62 – Ronaldo 21, Morata 84)