Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Liga e Kombeve 2022/23 - Orari i ndeshjeve të Kosovës

Liga e Kombeve 2022/23 - Orari i ndeshjeve të Kosovës


17 December, 2021 @13:50

Shorti i djeshëm i Ligës së Kombeve për sezonin 2022/23 vendosi që Kosova të jetë në Grupin C2, bashkë me Qipron/Estoninë, Greqinë dhe Irlandën Veriore.

Dy prej tre kundërshtarëve të Kosovës dihen, kurse bashkë me Kosovën dhe Greqinë e Irlandën Veriore në grup do të jetë edhe fituesi i Play Out-it mes Qipros dhe Estonisë. Fituesi nga kjo përballje do të jetë në grup me Kosovën, e humbësi do të shkojë në Ligën D.

Ndeshja e parë mes Qipros e Estonisë luhet në Talin më 24 mars, e kthyesja më 29 mars në Larnaca të Qipros. Skuadra më e mirë pas këtyre dy takimeve, do të jetë në grupin e Kosovës në Ligën C.

LIGA E KOMBEVE - GRUPET

Ndeshjen e parë të fazës grupore Kosova e luan në udhëtim ndaj Qipros/Estonisë, e të fundit e luan ndaj Qipros/Estonisë në shtëpi.

Orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës në kuadër të Grupit C2 të Ligës së Kombeve 2022/23 është paraqitur më poshtë:

2 qershor 2022: Qipro/Estonia - Kosova
5 qershor 2022: Kosova - Greqia
9 qershor 2022: Kosova - Irlanda Veriore
12 qershor 2022: Greqia - Kosova
24 shtator 2022: Irlanda Veriore - Kosova
27 shtator 2022: Kosova - Qipro/Estonia

Fituesi nga grupi në fjalë promovohet në Ligën B në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve