Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EFL

Ligat mund të kryejnë stinorin për 56 ditë

Ligat mund të kryejnë stinorin për 56 ditë


9 April, 2020 @15:03

Të gjitha ligat profesionale të Anglisë, përveç Premier Ligës, mund të kompletojnë stinorin brenda 56 ditëve, kurdo që është koha për të vazhduar me ndeshje, i është thënë sot klubeve bën të ditur BBC Sport.

Të gjitha ndeshjet do të duhet të zhvillohen pa publik. Një letër e dërguar te 72 klubet nga shefi i ligës Rick Parry thotë që s’do të të duhet të nisin stërvitjet normale deri më 16 maj së paku.

EFL ka bërë të ditur se ka shpresa që stinori do të përfundojë përgjatë verës, por nuk dihet se kur do të mund t’ia niste stinori i radhës.

Championship kanë mbetur edhe nëntë xhiro të rregullta të stinorit. Në League One edhe 12 - pa llogaritur PlayOffet.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League