Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUJDES!

Ligjet e trafikut në Francë

Foto: Autoshqip

Ligjet e trafikut në Francë


27 May, 2016 @15:14

Me plis për Paris, mirëpo ngadalë dhe me kujdes!

Në prag të fillimit të Europianit, ‘AutoShqip’ përmes një artikulli ka njoftuar të gjithë ata që do të marrin rrugën për në Francës me rregullat e trafikut në Francë.

Gjobat parashihen të jenë të majme për ata që janë të pakujdesshëm në ngasje.

1. Detyrimisht, secili duhet të jetë i pajisur me pasaportë, leje të ngasjes, dokumenta të pronësisë dhe sigurim të veturës.


2. Ndalohet mbajtja e detektorëve për radar në makinë. Kjo është e ndaluar në Francë dhe përveç konfiskimit të mjetit, pason dënimi me 1500 euro.

3. Mosvendosja e rripit të sigurisë kushton 135 euro.

4. Limitet e shpejtësisë: 50km/h në rrugë urbane; 90 km/h në rrugë jo-urbane; 110 km/h në autostradë dhe 130km/h autostradë të shpejtë.

5. Limiti i alkoolit është 0.5 g/l (gram për litër). Nëse kapeni deri në 0.79 g/l dënimet mund të jenë deri 135 euro, ndërsa mbi 0.8 g/l, rrezikohet me burgim dhe gjobë prej 4,500 euro.

6. Narkotikët - testimi pozitiv në narkotikë ka për dënim deri në 2 vite burgim dhe gjobë 4500 euro.

7. Jeleku i sigurisë, trekëndëshi i sigurisë, dritat rezervë, goma rezervë dhe çelësi rezervë duhet të jenë pjesë e detyrueshme e secilës makinë.

8. Telefoni mobil lejohet të përdoret vetëm me bluetooth por jo me dëgjuese.

9. Fëmijët nën moshën 10-vjeçare duhet të ulen në ulëset e pasme të makinës.


10. Kategorikisht ndalohet drifti (shllajfat) me makina (edhe nëse Kombëtarja fiton, festimet bëhen ndryshe!). Në këtë rast pason dënimi 135 euro.


 
Të gjitha lajmet nga