KB LIPJANI
Lipjani bëhet me të huaj
13 September, 2018 @13:43
Anëtari më i ri i Superligës së Kosovës në Basketboll, Lipjani, ka nënshkruar kontratë me basketbollistin amerikan Maurice Williams.
Maurice Williams, lajmin e bëri të ditur përmes Facebook-ut, derisa Lipjani ende nuk e zyrtarizoi lojtarin në fjalë.
Williams, luan në pozitën 1-2, ndërsa për herë të fundit ishte te skuadra Sterling në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lipjani stinorin e kaluar u shpall kampion në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll dhe për herë të parë në histori të klubit arriti Superligën, ku ndeshjen e parë të stinorit do ta luajë kundër Prizrenit.
Williams nuk do të jetë i huaji i vetëm i Lipjanit, pasi që në ditët në vijim do të zyrtarizohen disa përforcime tjera.