Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA 3-0 PHOENIX

Liria bindëse ndaj Phoenixit, për të shtuar shpresat drejt Superlige

Festa e futbollistëve të Lirisë mbi Liridon Fetahajn, pas golit të parë të shënuar/ TOPSPORTI/ D. S.

Liria bindëse ndaj Phoenixit, për të shtuar shpresat drejt Superlige


16 April, 2022 @19:03

Që në fillim duhet të thuhet se kjo ka qenë paraqitja më e mirë e Lirisë këtë stinor në Ligë të Parë Grupi A, ndërsa konfirmimi i privatizimit të klubit që u bë dje, mund të jetë si motiv shtesë.

E këtë futbollistët e Lirisë ia kanë shpërblyer adhuruesve që kishin ardhur sot në Përparim Thaçi për të parë ekipin që luante derbi ndaj Phoenixit të Banjës së Pejës, deri diku, rival kryesor për pozitën e dytë që dërgon në barazh për Superligë.

Liridon Fetahaj në formë të jashtëzakonshme sot, ndërsa për të shkuar gjithçka mbarë është përkujdesur portieri jugafrikan i ekipit Stewart Hawes. Starti i Robert Gjerajt shkaktoi penallti në minutën e 22 të ndeshjes, ndërsa Enis Miranaj, kapiten dhe lojtari më i mirë i Phoenix pa topin të dëbuar nga portieri Hawes i Lirisë, derisa rezultati mbeti 0-0.

Kjo bëri që futbollistët e drejtuar nga trajneri Granit Begolli të sulen edhe më shumë në portën e Enis Gegollajt dhe pak para fundit të pjesës së parë, përmes Liridon Fetahajt shënuan për 1-0 (45), rezultat ky me të cilin shkuan në pushim, derisa asistoi Astrit Berisha në këtë gol.

Në pjesë të dytë përkundër nismës së mirë të Phoenixit dhe dy rasteve, ka qenë përsëri Liria që ka shënuar dhe me këtë morën edhe hovin për të bërë më shumë në ndeshje.

TABELA AKTUALE

Fetahaj përsëri depërton nga krahu i majtë për të gjetur Memajn, që shënon për 2-0 (55) nga afërsia. Phoenix u sul në lojë të shpejt me kundërsulme, por mbrojtja me Visar Berishën stabil sot ishte në nivel, derisa krahët Viktor Kuka e Ermal Vitija ndihmonin mjaftë ofanzivën.

Fitim Susuri vulosi fatin e takimit dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Ai ishte më i afërt në topin e dëbuar të portierit Gegollaj pas shutit të fortë të Fetahajt dhe shënoi për 3-0 (76). Disa minuta më parë, Susuri kishte marrë shiritin e kapitenit nga Robert Gjeraj i zëvendësuar nga Ragip Thaçi.

Në fund, Liria mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi që Roni Gashi mori kartonin e dytë të verdhë 8 minuta para fundit të ndeshjes, por kjo nuk ndikoi fare në rezultat, që tashmë dukej se ishte pranuar nga të dyja palët në ndeshje.

Liria 3-0 Phoenix [Liridon Fetahaj 41, Blendi Memaj 55, Fitim Susuri 76] për ta bërë Lirinë me 4 pikë më shumë sesa Phoenixi e Vëllaznimi ndjekës në luftë për vend të dytë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit në Ligë të Parë.

Në xhiron që vjen, Phoenix do të tentojë të këndellet pas dy humbjeve (Trepca’89 dhe Liria) ndaj Besës si vendas, ndërsa Liria udhëton për derbin e radhës, ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, para se të pres në shtëpi Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë