Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË ETHE PRESIN XHIRON E FUNDIT!

Liria fiton dhe pret gabimin e Feronikelit’74 për Superligë!

Fotot: LiriaFC/fb

Liria fiton dhe pret gabimin e Feronikelit’74 për Superligë!


13 May, 2023 @22:36

Të pranishmit në Përparim Thaçi kanë kaluar momente dramatike në pjesë të parë të ndeshjes. Por, portieri Drilon Hodaj ka mbrojtur penalltinë e kundërshtarit për të mbyllur pjesën e parë 0-0, ndërsa kur ndeshja hyri në 10-minutat e fundit në skenë kanë dalë sulmuesit e skuadrës, Astrit Berisha dhe Prins Tjiueza për të shënuar ashtu që Liria të fitojë ndeshjen ndaj Drenasit 2-1 [Astrit Berisha 84, Prins Tjiueza 87 - Emir Karaxha 89].

Berisha shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke goditur topin në shtyllën e afërt, ndërsa në një kundërsulm të shpejt pas saj, ka qenë namibiani Prins Tjiueza që me aftësitë individuale të tij ka sjellë fitoren e skuadrës dhe gëzimin e madh në publik. Drenasi më pas shënoi golin e nderit, derisa Liria filloi të vetëkënaqet me epërsinë e arritur, duke qarkulluar topin pa fokusim të plotë.

Liria XI

Liria në xhiron e fundit të stinorit duhet të shënojë fitore ndaj Rilindjes 1974 dhe të pret humbjen e Feronikelit’74 në Korishë të Prizrenit, ku lideri i Ligës së Parë Grupi A, Feronikeli’74 do të jetë mysafir i ekipit A&N. Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e katërt me radhë e Lirisë dhe e shtata në tetë ndeshjet e fundit.

TABELA AKTUALE

Bardhezinjtë e drejtuar nga Xhengis Rexhepi kanë 3 pikë më pak se lideri Feronikeli’74. Liria ka 53 pikë pas 26 ndeshjesh. Me pikë të barabarta në xhiron e fundit të stinorit, Liria do të merrte vendin e parë pasi që ka bindshëm bilans më të mirë sesa Feronikeli’74 në duelet direkte (2 fitore, 1 barazim). Sa i përket Drenasit, ata kanë 30 pikë, kanë siguruar muaj më parë mbijetesën dhe janë aktualisht në pozitë të tetë - duke luajtur ndedshjet e fundit të stinorit për prestigj.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë