LIRIA NDËRPREN SERINË E BESËS
Liria me fitore në pushim
29 November, 2015 @15:02
Liria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Besës sot në Prizren. Ekipi i drejtuar nga Erdogan Celina ka mposhtur pejanët në derbin e Dukagjinit, 3-1, derisa në ndërkohë ka ndërprerë serinë e fitoreve të Besës prej 4 fitoreve radhazi.
Epërsinë prizrenasve ia dha Dardan Rogova, me golin e parë të tij të stinorit, pas asistimit të Alban Dylazekës. Më pas Fisnik Ramadanaj pranon një top nga Liridon Fetahaj për të shënuar për 2-0 - që qetësoi vendasit.
Besa ngushtoi epërsinë me anë të Mark Milicajt, që shënoi 5 minuta pa përfunduar ndeshja, por gjakovari Dylazeka me gol të bukur ka qartësuar se 3 pikë do të mbeten në Prizren sot, për t’ia dhënë fitoren Lirisë 3-1 në fund.
Me këtë fitore Liria nuk del nga zona e rrezikshme në vjeshtë, ku do të dimëroj, derisa Besa mbetet në mesin e artë të tabelës.