PRIZREN

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Liria me japonezë!
22 April, 2014 @12:51
Ekipi nga Prizreni, Liria, ka bërë një afrim të jashtëzkonshëm këto ditë. Sipas njoftimit të lëshuar nga zëdhënësi i klubit, Bashkim Kajdomçaj, bardhezinjtë kanë marrë dy talentë nga Japonia te klubi prizrenas.
Kei Ermin Dellovac dhe Hikaru Bekim Dellovac, që kanë babanë me prejardhje nga Kosova do të stërviten tash e tutje me ekipin e Lirisë.
I madhi 18, i vogli 14 vjeç janë kthyer bashkë me babanë e tyre Ramën, në Kosovë, ku prindi dëshiron t’i zhvillojë djemtë e tij si futbollist.
Në konfirmimin e këtij lajmi për Borozani.com nga Kajdomçaj, është thënë se 14 vjeçari Kei është një talent i madh i cili pritet të depërtoj shpejtë. Dy djelmoshat që kanë nënën japoneze, me dëshirë të babait të tyre kanë arritur në Kosovë për tu provuar si futbollistë. Babai i tyre ka jetuar mbi dy dekada në Japoni.