Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALENTI

Dortmund provon Argjend Malajn!

Dortmund provon Argjend Malajn!


22 April, 2014 @12:18

Një tjetër futbollist nga Prishtina që po synon të gjejë angazhim te skuadrat europiane është edhe mesfushori Argjend Malaj.

Futbollisti 21 vjeçar ka udhëtuar në Gjermani për t’u provuar te disa skuadra të ndryshme, ndër ta edhe gjiganti gjerman, Borussia Dortmund.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i klubit prishtinas, Remzi Ejupi, i cili për të përditshmen sportive Arena, ka zbuluar se Malaj nëpërmjet një menaxheri gjerman pritet të provohet në disa skuadra.

Ditë më parë, futbollistë të tjerë të rinj të Prishtinës si Emir Sahiti, Lorik Aliu dhe Edon Zhegrova, patën fituar të drejtën për t’u provuar te kampioni shumëfishtë belg, Standard Liege.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga