SAMUEL ETO'O

S’udhëton në Madrid
22 April, 2014 @9:13
Samuel Eto’o, sulmuesi kamerunas i Chelseat nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të tij, Jose Mourinho, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
BBC ka bërë të ditur se Eto’o nuk ka udhëtuar me ekipin për në Madrid, për shkak të një lëndimi që e ka pësuar në gjurin e tij.
Gjithashtu, ky kanal televiziv ka bërë të ditur se Eden Hazard mund të paraqitet sonte në ndeshje ndaj Atletico Madridit.