CAMP NOU

Fitore nervash
20 April, 2014 @23:28
Vetëm fati ka qenë sot që i dha Barcelonës fitoren. Rikthimi i shpejtë në ndeshje pas golit të Artiz Aduriz, ka qenë shpëtimi i vetëm i Barcelonës dhe kjo ndodhi.
Kishin kaluar 20 minuta prej se baskët po udhëhiqnin në Camp Nou, e një kombinim i shpejtë Dani Alves - Alexis Sanchez, i mundëson Pedro Rodriguezit golin e barazim, e dy minuta më vonë edhe gjuajtjen e lirë të shndërruar në gol nga Lionel Messi.
Tata Martino do të mund ta shihte sonte veten pa punë, po mos t’i dilnin futbollistët në përkrahje për të shënuar shpejtë-e-shpejtë, derisa Barcelona me 4 pikë më pak se Atletico Madridi lider - po shikon ndonjë mundësi për të fituar trofeun më të vështirë të stinorit - titullin e kampionit të Spanjës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.