LUFTA VAZHDON

Evertoni historik ndaj Manchesterit
20 April, 2014 @19:54
Everton ka mbajtur gjallë gjasat për kualifikim në Ligë të Kampionëve duke e mposhtur kampionin në fuqi Manchester United.
Me humbjen e pësuar sot, djajt e kuq kanë humbur edhe gjasat teorike për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve stinorin e radhës, derisa Everton ka shënuar për herë të parë në histori të klubit dy fitore ndaj Manchester Unitedit gjatë një stinori.
Dilemat për fituesin e ndeshjes përfunduan në pjesë të parë të ndeshjes kur të kaltërit nga Liverpool kanë arritur që të shënojnë dy herë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0.
Leighton Baines nga penalltia dhe belgu Kevin Mirallas, duke i ikur një pozicioni jashtë loje, kanë shënuar dy golat e ndeshjes.
Kjo ka qenë ndeshja e parë kampionale e David Moyes si trajneri i një ekipi kundërshtar në vendin ku i kaloi vitet e tëra duke korrë suksese - Goodison Park. E Roberto Martinez i Evertonit, thjesht ia preu shpresat për fitore atij.
Rezultatet dhe tabela aktuale.