FERIZAJ

Ferizaji i afrohet Llamkosit
20 April, 2014 @19:03
Ferizaji vazhdon të mbetet kërcënimi kryesor për liderin e Superligës, Llamkos Kosova, në rrugë drejt titullit kampion.
Djelmoshat e Arsim Abazit kanë arritur që të shënojnë fitore të rëndësishme ndaj Fushë Kosovës, për të çuar në 3 numrin e ndeshjeve pa humbje.
Golashënues i vetëm i takimit ka qenë ish sulmuesi i Prishtinës, Berat Hyseni, 10 minuta para përfundimit të takimit, pasi që rezistenca e Pampurëve më nuk i bëri ballë trenit të Ferizajit.
Ferizaji vazhdon që të ndjek Llamkos Kosovën në krye të tabelës dhe tani më distanca mes tyre është ulur në vetëm 8 pikë. E Superliga do të përfundojë pas 8 xhirove.
Ndërkaq, Fushë Kosova xhiron e radhës pret Drenicën, ku duhet të kërkojë fitore për të mbajtur gjallë shpresat së paku për Play-Out.
Rezultatet dhe tabela aktuale.