ARSENAL

Liga e Kampionëve shumë afër
20 April, 2014 @17:13
Arsenal ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Hull Cityt me rezultat bindës 0-3 sot. Me këtë fitore Topçinjtë nga Londra Veriore kanë konfirmuar blindimin e pozitës së fundit, të katërt, që çon në kualifikime për Ligë të Kampionëve, stinorin tjetër.
Uellsiani i rikthyer nga lëndimi, Aaron Ramsey dhe sulmuesi gjerman, Lukas Podolski me dy gola, kanë qenë golashënues në fitoren prej 3-0 të ekipit të Arsene Wengerit, që pjesën më të madhe të kampionatit 2013/14 e kaloi si lider i Premier League.
Hull City në anën tjetër, nuk arriti t’i bënte ballë sulmeve të Arsenalit dhe përkundër se gjindet në pozitën e 14-të të tabelës së klasifikimit, ende nuk e ka shumë të sigurtë mbijetesën.
E gjermani Podolski me lojën e tij të sotme vetëm se ka vërtetuar kritikat që kishte lansuar javë më parë ndaj ëengerit për minutazhë më të madhe në lojë - pasi ka qenë njëri ndër më të mirët në fushë për londinezët.
Hull City dhe Arsenal do të takohen edhe në finale të League Cup.
Rezultatet dhe tabela aktuale.