MONACO

ligue1
Berbatov vendimtar
20 April, 2014 @16:34
Sulmuesi bullgar me përvojë të madhe, Dimitar Berbatov, që erdhi gjatë afatit kalimtar të janarit në Monaco, është treguar vendimtar për skuadrën e tij sot.
Ai ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes, që i ka mjaftuar ekipit të Claudio Ranierit për të mbetur edhe pak në garë për titull.
Monaco me golin e Berbatovit të shënuar që në fillim të takimit pas asistimit nga portugezi Joao Moutinho, ka mposhtur fqinjin nga Deti Mesdhe, Nice, 1-0.
Ekipi nga Principata është 7 pikë larg Paris St Germain, që po e udhëheq Ligue 1. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro për Monacon, derisa Paris St Germain ka 5 ndeshje për të zhvilluar.
Rezultatet dhe tabela aktuale.