BEFASIA!

BOROZANI/Erdis Driza
Trepça’89 ndal edhe liderin
20 April, 2014 @18:50
Skuadra e Fahredin Durakut, Trepça’89, ka shënuar fitoren e katërt me radhë në Superligë. Forma e tyre e mirë e nisur në derbin lokal ndaj Trepçës, ka vazhduar ndaj Drenicës si mysafir dhe Prishtinës në Mitrovicë.
E për të vërtetuar se janë ekip i fortë, mitrovicasit sot ia kanë ngushtuar stadiumin edhe liderit të Superligës, Llamkos Kosova. Ata kanë arritur që të mposhtin në Ferki Aliu të Vushtrrisë, liderin e Superligës të udhëhequr nga Ismet Munishi.
Blerand Kurtishaj ka qenë golashënuesi i vetëm i ndeshjes që i ka dhënë tre pikë të arta Trepçës’89 - që është e 12-ta maksimale e arritur në 4 xhirot e fundit.
Kështu mitrovicasit nga pozitat e rrezikuara ku ia nisën pjesën pranverore, kanë kërcyer në pozitën e pestë të tabelës pas përfundimit të kësaj xhiroje dhe me pak më shumë luftë do të mund të luftojnë edhe për titullin kampion!
Rezultatet dhe tabela aktuale.