Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TATA MARTINO

Merr përgjegjësinë

Merr përgjegjësinë


21 April, 2014 @16:18

Trajneri argjentinas i ardhur në fillim të stinorit 2013/14 te Barcelona, Gerardo Martino, që njihet me nofkën Tata, ka pranuar përgjegjësinë për rezultatet e këtij stinori të ekipit të tij. 

“Nëse e fitojmë La Ligan do të bëhet shumë mirë, por kjo nuk do të ndryshojë opinionin tim. Kam ardhur në përfundim se Barcelona zakonisht fiton një trofe, e pas arritjes sime, ata nuk po fitojnë dhe unë e ndjej përgjegjësinë,” ka thënë Martino pas fitores së mbrëmshme, tejet të vështirë, ndaj Athletic Bilbaos në Camp Nou - shkruajnë mediat spanjolle sot. 

Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ka humbur finalen e Copa Del Rey dhe është duke ndjekur Atletico Madridin në La Liga. Nëse kundërshtarët fitojnë çdo ndeshje, Barcelona do të përfundojë në vendin e tretë kampionatin. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga