TRANSFER
Liria me portier të ri
13 January, 2017 @19:21
Skuadra e Lirisë ka realizuar përforcimin e dytë, pasi më parë kishte nënshkruar me Fillim Guraziun.
Prizrenasit kanë arritur marrëveshje me portierin 22 vjeçar, Algas Çoçaj.
Çoçaj është rritur në akademinë e skuadrës Jezero nga Plava, ndërsa më pas ka kaluar në skuadrën Zhak të Kikindës nga Vojvodina
Përveç tij, Liria ka paralajmëruar edhe një përforcim të ri që luan në pozitën e mesfushorit, e që pritet të vijë në ditët në vijim nga Maqedonia.