Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Liria ndal ikjen e Trepçës’89

BOROZANI/Arkiv

Liria ndal ikjen e Trepçës’89


1 October, 2015 @15:54

Liria ka marrë një pikë të artë në Mitrovicë sot, duke barazuar me Trepçën’89 favorite. Për më tepër Liria i ka bërë nder edhe rivalëve në krye që po i ndjekin mitrovicasit, pasi që me fitore ekipi i Arsim Thaçit do të krijonte distancë komode nga rivalët. 

Blerand Kurtishaj shënoi golin për Trepçën’89 për t’ia dhënë epërsinë, ndërsa më pas pasuan rastet e Argjend Mustafës e Bujar Idrizit. 

Sidoqoftë, pas një goditjeje me kokë, Visar Berisha i Lirisë barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë, për 1-1. 

Nga kjo minutë pasoi dominimi total i mitrovicasve, derisa në portën e Lirisë, Armend Ruxhi shpëtoi disa herë klubin e tij nga humbja. Diar Mustafa, Blerand Kurtishaj dhe dy shtylla tjera, kanë qenë rastet më konkrete të gjelbërezinjëve, që shkuan më kot. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga