DERBI I VJETËR

Foto: FCLiria/ fb
Liria ndjek kreun, Vëllaznimi bie nga Liga e Parë!
23 April, 2023 @21:45
Liria ka shënuar fitore 2-1 ndaj Vëllaznimit në përballjen e zhvilluar në Përparim Thaçi sot, ndërsa gjakovarët me këtë humbje tashmë kanë humbur edhe gjasat matematikore për mbijetesë në Ligë të Parë. Borozani.com
Dueli i xhiros XXIII të Ligës së Parë Grupi A, përfundoi me rezultat 2-1 ndërsa për Lirinë së pari shënoi Astrit Berisha, ndërsa fitoren e konfirmoi namibiani Prins Tijueza për përfundimtaren, Liria 2-1 Vëllaznimi [Astrit Berisha 14, Prins Tijueza 48 - Berat Ahmeti 85].
Liria dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe mori fitoren për të ndjekur kreun e tabelës që është në dorë të Feronikelit, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit. Në anën tjetër Vëllaznimi që ishte në fije të perit i kapur në mbijetesë, me këtë disfatë tashmë edhe teorikisht bie nga Liga e Parë dhe stinorin tjetër do të garojë në Ligë të Dytë të Kosovës.
Fitorja bën që Liria të vazhdojë të ndjek kreun e Ligës së Parë Grupi A, ndërsa ka tri pikë më pak se Feronikeli lider. Prizrenasit e drejtuar nga Xhengis Rexhepi kanë 44 pikë pas 23 ndeshjesh. Vëllaznimi në anën tjetër është me 10 pikë pas 23 ndeshjesh, ndërsa i parafundit në renditje A&N, katër xhiro para fundit ka 25 pikë!