PRIZREN

Liria nënshkruan zyrtarisht me Aguirren
28 July, 2015 @19:20
Jose Giorginho Aguirre, prej sot është lojtar i ri i Lirisë së Prizrenit edhe zyrtarisht. Uruguajani ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin bardhezi nga Prizreni dhe pritet të bart lojën e Lirisë në stinorin e ri në Superligë.
Në prani të menaxherit Rijat Shala dhe anëtarit të klubit, Erxhan Dana, Aguirre ka vënë nënshkrimin e tij te klubi bardhezi nga Prizreni, që do të nis stinorin në Përparim Thaçi ndaj Drenicës.